Tronditet futbolli i Kosovës, ndërron jetë futbollisti i ri derisa po shkonte në stërvitje - Bota Sot
Tronditet futbolli i Kosovës, ndërron jetë futbollisti i ri derisa po shkonte në stërvitje

Futboll

Tronditet futbolli i Kosovës, ndërron jetë futbollisti i ri derisa po shkonte në stërvitje

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:42
Ilustrim

Qyteti i Mitrovicës dhe futbolli i Kosovës është tronditur ditën e sotme.

Pas një aksidenti tragjik të ndodhur në këtë qytet, ka ndërruar jetë futbollisti i ri nga Kosova, Xhevat Jusufi (11-vjeçar).

Ai ka ndërruar jetë derisa po shkonte në stërvitje të ekipit pas një aksidenti.

Lajmi e ka tronditur opinion futbolldashës kosovar, derisa shumë futbollistë e trajnerë nga qyteti i Mitrovicës i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Me një telegram ngushëllimi ka reaguar edhe klubi i Trepçës ’89 në rrjetin social Facebook. “Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Jusufi, Shoqërisë, SH.F. “LUSHTA” dhe gjithë qytetit të Mitrovicës. Në këto momente të vështira për Familjen Lusim Zotin që t’u jap forcë dhe të përballoni sa më lehtë dhimbjen dhe pikëllimin”, shkruhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të Trepçës ’89.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...