Trajnerët që janë pa punë për momentin

Futboll

Trajnerët që janë pa punë për momentin

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 23:28
Arsene Wenger

Ka një numër të madh trajnerësh kryesor në Europë por edhe një mori klubesh që janë duke kaluar momente të vështira e ku pronarët ndihet të frustruar në trajnerët e tyre. Por, për këtë kanë zgjidhje

Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich për momentin janë duke vuajtur më se shumti kohëve të fundit dhe ndryshimi i trajnerëve nuk është larg.

Shkarkimet mund të shkaktojnë probleme por gjetja e zëvendësime jo gjithmonë është e lehtë, përderisa shumica e trajnerëve më përvojë janë gati të fillojnë punën pa asnjë problem.

1 Zinedine Zidane

Ai është zgjedhja e parë nëse shkarkohet Jose Mourinho. Zidane kurrë nuk ka pohuar se do ta merr këtë skuadër por komentet e tij të fundit tregojnë se ai është gati ti kthehet punës, sa më shpejt që është e mundur.

2 Antonio Conte

I mirë derisa filloi konfliktet në skuadër, Conte u largua këtë verë nga Chelsea duke lënë shumë armiq në Londër.

3 Arsene Wenger

Ish trajneri legjendar i Arsenalit nuk është pensionuar apo se paku nuk e ka lajmëruar këtë. Disa e kanë lidhur atë me Bayern, i cili mund të këtë sukses sikurse veterani Jupp Heynckes.

4 Laurent Blanc

Ai nuk ka menaxhuar asnjë skuadër që nga viti 2016 kurse këtë vit ishte lidhur me një emërim si trajner i Chelsea, para se të emërohet Sarri.

5 Petr Bosz

Ai u shkarkua nga Borussia Dortmund në dhjetor të 2017’ës dhe ende nuk ka gjetur klub të ri.

6 Vincenzo Montella

I shkarkuar nga Sevilla dhe AC Milan, koha e tij në Fiorentina ishte më e mirë, edhe pse vlera e tregut të tij ka rënë shumë kohëve të fundit.

7 Claudio Ranieri

66 vjeçari i palodhur, ai mbetet në skenë pas e la Nantes. Ai është pothuajse i familjarizuar me të gjitha liat e mëdha edhe pse nuk ka sukses apo shumë dështime në CV’në e tij.

8 Michael Laudrup

I ka rënë shkëlqimi për pak vite, emri i tij qarkullon pasi që ai është gati për një punë të re. Për momentin Al-Rayyan në Katar, por do të ishte i gatshëm për një punë të madhe në Europë.

9 Quique Sánchez Flores

E la Espanyolin dhe nuk ka mundur të gjëjë punë të re.

10 Míchel

Ai gjithmonë lidhet me Real Madrid, kështu që mund ta menaxhoi këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat