Mamaja e CR7 ka dy fjalë mbi akuzat për përdhunim - Bota Sot
Mamaja e CR7 ka dy fjalë mbi akuzat për përdhunim

Futboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Mamaja e CR7 ka dy fjalë mbi akuzat për përdhunim

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:22
Maria Dolores dos Santos Aveiro dhe Kristiano Ronaldos

Mamaja e Kristiano Ronaldos ka premtuar mbështetjen e saj për djalin, ndërsa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të përballet me akuzat publike për përdhunim. Kathryn Mayorga pretendon se superstari i Juventusit e sulmoi atë seksualisht në një suitë, në “Palms Casino Resort” të Las Vegas-it, në nëntor të vitit 2009.

Çifti u takua në klubin e natës më parë, atë ditë, para se gruaja amerikane të ftohej nga Ronaldo për t’u bashkuar me të në suitën e tij me çati. Zonja Mayorga e ka paditur Ronaldon, duke hedhur poshtë marrëveshjen që ajo nënshkroi me futbollistin e njohur, pas incidentit të pretenduar dhe marrjes së një shume të majme financiare për të heshtur.

Megjithatë, mamaja e ish-futbollistit të Real Madridit, Maria Dolores dos Santos Aveiro, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku i jep mbështetje djalit të saj. Krahas një fotoje të saj në divan, ajo la këtë status: “Edhe pse jemi larg prej teje, gjithçka do të jetë mirë. Zoti është i madh”!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mesmo longe estamos contigo e tudo vai ficar bem Deus é grande????????????????????????????????????????????????

A post shared by Maria Dolores (@doloresaveiroofficial) on

Zonja Mayorga e përshkroi akuzën si përdhunim në intervistën e saj me “Der Spiegel”, megjithëse dokumentet ligjore nuk e kanë vërtetuar këtë gjë. Ylli portugez lëshoi ??një deklaratë në rrjetet sociale të mërkurën për të pastruar emrin e tij dhe mohoi akuzën për përdhunim.

“I mohoj në mënyrë të vendosur akuzat që po bëhen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje që unë jam dhe besoj, – tha Ronaldo. – I etur, siç mund të jem unë për të pastruar emrin tim, refuzoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre me emrin tim. Ndërgjegjia ime është e pastër dhe do të më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test