E habitshme, se si bastet e vënë koeficientin për Kosovën

Futboll

E habitshme, se si bastet e vënë koeficientin për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:45
Pamje nga një stërvitje

I madh dhe i vogël janë në këmbë në Kosovë, në pritje të ndeshjes së rëndësishme, kundër Maltës, e cila zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin D. Djelmoshat e kombëtares së Kosovës synojnë fitoren e dytë në këtë garë. Sonte në orën 20.45 stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur me shikues, sidomos tifozët “Dardanët” t’i japin përkrahje të fuqishme djelmoshave tanë.

Pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Ishujt Faroe pikërisht në 10 shtator, tani synojnë edhe triumfin e radhës në përballje me Maltën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është optimist për këtë sfidë dhe pretendon fitore, e cila do t’i jap qetësinë! Bastet e favorizojnë shumë Kosovën, madje “Bet365” për fitoren e Kosovës e ka koeficientin 1.28, për barazim  5.75 dhe për fitoren e Maltës 13.00. Pothuajse e përafërt është edhe “Betclic”, e cila për triumfin e Kosovës e ka 1.24, për barazim 5.60 dhe Malta e ka 13.00 për fitore.

“Betfair” favorizon Kosovën, e cila për fitore e ka 1.20, për barazim 5.50 dhe Malta e ka 12.00 për triumf.  Gjithçka është e gatshme, djelmoshat tanë janë të mobilizuar në çdo aspekt, veçmas pas kthimit nga lëndimi i Valon Berishës, që është lojtar kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat