Kombëtarja U21 po përgatitet për duelin me Izraelin

Futboll

Kombëtarja U21 po përgatitet për duelin me Izraelin

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:05
Kombëtarja U21 po përgatitet për duelin me Izraelin

Kombëtarja e Kosovës U-21 ka mbajtur sot dy stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Izraelin, e cila do të zhvillohet më 16 tetor në Tel Aviv. Përzgjedhësi Rafet Prekazi edhe në këtë grumbullim ka ftuar disa futbollistë të rinj me synimin që ngadalë ta përgatisë ekipin në të cilin do të llogarisë për edicionin e ardhshëm të kualifikimeve. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ashtu sikurse edhe gjendja e futbollistëve, të cilët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për ta mbyllur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2019. Kombëtarja U21 do të vazhdojë me stërvitje edhe sot në fushën “Top Football” në Mazgit, në orën 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat