Belgjika kundër Zvicrës - Bota Sot
Belgjika kundër Zvicrës

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Belgjika kundër Zvicrës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:23
Belgjika kundër Zvicrës

Belgjika dhe Zvicra do të ndeshen të premten në mbrëmje (20:45) në “King Baudouin Stadium” të Brukselit. Këto ekipe kryesojnë me pikë të barabarta Grupin 2 të Ligës A të Nations League, pas fitoreve respektive të marra kundër Islandës në javën e parë. Në 27 ndeshjet e mëparshme të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, Belgjika ka marrë 13 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje kundër Zvicrës, me një diferencë golash 51-38.

Ndërkohë, pasi mposhtën Anglinë 2-0 për vendin e tretë në Kupën e Botës, belgët kanë marrë dy fitore radhazi në transfertë kundër Skocisë (4-0) në miqësore dhe në ndeshjen hapëse të Nations League kundër Islandës (3-0). Për më tepër, lojtarët e Roberto Martinez kanë humbur vetëm një nga 28 ndeshjet fundit (22 fitore, 5 barazime, 1 humbje), duke shënuar mesatarisht 3.1 gola për takim.

Zvicra, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë takim pas një humbje 1-0 të pësuar në miqësoren e luajtur kundër Anglisë një muaj më parë, por Shaqiri me shokë e kanë nisur Nations League me një fitore bindëse 6-0 të marrë kundër Islandës në takimin e parë të Grupit 2 të Ligës A. Nëse miqtë do ta humbasin këtë ndeshje, ka shumë mundësi që ta bëjnë një gjë të tillë pa shënuar gol, duke parë se ata nuk kanë arritur të shënojnë në asnjë nga tri humbjet e fundit.

Ndërkohë, Belgjika është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi (9 fitore, 3 barazime, 0 humbje), duke shënuar të paktën dy gola në nëntë prej tyre. Gjithashtu, pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë më shumë se tre gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test