LeBron “shtang” kampionët

Futboll

LeBron “shtang” kampionët

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:56
LeBron “shtang” kampionët

Basketbollisti LeBron James kaloi nga Cleveland në Lakers këtë verë duke i entuziazmuar të gjithë tifozët të cilët prisnin që lojtari më i mirë i NBA në këtë gjeneratë, të bënte mrekullitë e tij në parket.

Kështu që ylli i koshave nuk u vonua shumë, edhe pse jemi një javë larg fillimit të sezonit të rregullt, LeBron ka prodhuar “perlën” e parë duke shënuar në përfundim të gjysmës së parë nga gjysma e fushës në ndeshjen ndaj Golden State Warriors.

Edhe pse ishte një tre pikësh në një ndeshje miqësore ka emocionuar të gjithë tifozët, që tashmë presin një LeBron po aq të fuqishëm sa sezonin e kaluar.

Ky trepikësh e çoi Lakers në rezultatin 61-57 duke udhëhequr në fund të pjesës së parë, ndërsa gjithë ndeshjen ndaj kampionëve të NBA e mbyllën në avantazh të tyre në shifrat 123-113.

Në vetëm 18 minuta në parket, LeBron ka shënuar 15 pikë, 10 kapje në tabelë dhe 5 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat