Argjentina e mund pa problem Irakun

Futboll

Argjentina e mund pa problem Irakun

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:08
Foto nga ndeshja

Argjentina e ka mundur sonte në një miqësore Irakun me rezultat 4-0. Ndeshja u zhvillua në Arabinë Saudite

Argjentina ka fituar sot me rezultat 4-0 në Arabi Saudite kundër Irakut, duke treguar kështu formën e tyre të lartë pas eliminimit të hershëm nga Botërori.

Golin e parë për Argjentinën e shënoi Lautaro në minutën e 18’të.

Me rezultat 1-0 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Argjentina shënoi edhe dy gola. Pereyra shënoi në minutën e 53’të ndërkaq në minutën e 82 shënoi edhe Pezzella. Cervi e përfundoi në minutën e 90’të te ndeshjes.

Pas kësaj miqësore, Argjentina do të luaj edhe kundër Brazilit më 16 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat