Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar dardanët për fitoren bindëse ndaj kombëtares së Maltës.
Ai është shprehur krenarë me përfaqësuesen kosovare duke thënë se tani Kosova është e para në ligën D dhe më afër kualifikimit se kurrë më parë, njofton Klan Kosova.
“Fitore e bukur e Kosovës 3-1! Jemi të parët në ligë D dhe më afër kualifikimit së kurrë. Krenar me përfaqësuesen tonë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.