Musliu: Kundërshtarë të lehtë nuk ka në futbollin e sotëm

Futboll

Musliu: Kundërshtarë të lehtë nuk ka në futbollin e sotëm

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:55
Musliu: Kundërshtarë të lehtë nuk ka në futbollin e sotëm

Mbrojtësi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Visar Musliu, me optimizëm e pret ndeshjen kundër Lihtenshtajnit, të shtunën me fillim prej orës 20:45 në stadiumin arena “Filipi i Dytë” në Shkup.

“Stërvitjet shkojnë me intensitet të lartë, jemi të përgatitur maksimalisht, gjithashtu kemi analizuar kundërshtarin për ti gjetur pikat e dobëta për ta pasur më lehtë në ndeshje”, deklaroi fillimisht Musliu.

“Kundërshtarë të lehtë nuk ka në futbollin e sotëm, vitin e kaluar kemi luajtur dhe i kemi fituar me rezultat 4-0, në letër dukej rezultat i thellë, por në fushë disi në fillim e patëm më vështirë, edhe pse loja prej lojës dallon shpresoj që me dhënien e maksiumit dhe koncetrim maksimal mund të arrijmë deri te tre pikët”, shtoi ai.

Musliu shpreson që sërish t’i shënoj gol Lihtenshtajnit.
“Unë shpresoj të më jepet rasti, por kryesorja është që tre pikët të ngelin në Maqedoni”, tha Musliu.

“Kemi nisur mjaftë mirë, duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të fitojmë vendin e parë në grup”, foli me tone optimste reprezentuesi Visar Musliu.

Maqedonia është e para në grupin e katër të ligës “D” me gjashtë pikë nga dy ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat