Abazi: Djelmoshat tanë na kënaqën me lojë

Futboll

Abazi: Djelmoshat tanë na kënaqën me lojë

Nga: K. Goca Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:31
Abazi: Djelmoshat tanë na kënaqën me lojë

Trajneri i mirënjohur Abaz Kosumi është i ngazëllyer me fitoren e  Kosovës me rezultat 3:1 kundër Maltës.  

Abazi i ka përgëzuar futbollistët tanë për angazhimin dhe lojën cilësore. “Vërtet u gëzova shumë për fitoren ndaj Maltës, në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Djemtë treguan angazhim e karakter të fortë në fushë. Luajtëm me një vetëmohim të pashoq, do ta quaja me një përsosmëri, hiq atij gabimit në minutën e 50-të kur pësuam gol, gjëra që ndodhin në futboll. I uroj për tri pikët e mëdha dhe shpresoj edhe nga Ishujt Faroe të kthehen me pikë të plota. Një kombëtare që më kënaqi zemrën si me lojë po ashtu edhe me rezultat”, tha për gazetën kombëtare Bota sot”, Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat