Kroos i kundërpërgjigjet legjendës gjermane pas kritikave ndaj Low - Bota Sot
Kroos i kundërpërgjigjet legjendës gjermane pas kritikave ndaj Low

Futboll

Kroos i kundërpërgjigjet legjendës gjermane pas kritikave ndaj Low

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:22
Toni Kroos

Toni Kroos i ka dalë në mbrojtje trajnerit të kombëtares gjermane.

Michael Ballack ka qenë një nga ata që e kanë kritikuar më së shumti trajnerin Joachim Low.

Gjermania ishte një dështim i vërtetë në Kampionatin Botëror, për faktin se nuk arriti që të kalonte as fazën e grupeve. Diçka e tillë ka sjellë shuam reagime të ashpra më së shumti në drejtim të trajnerit.

Ballack ishte një prej atyre që mendonte se koha e Low në krye të Gjermanisë kishte ardhur në fund dhe se ishte çudit që ai është ende trajner, por Toni Kroos i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, madje duke aluduar se ish-futbollisti i Kombëtares ka pasur një dëshirë për ta pasuar timonierin aktual në krye të skuadër.

“Secili ka mendimin e tij të ndryshëm. Ka nga ata që thonë se pas një suksesi të madh ja vlen më shumë të largohesh, por ka dhe nga ta që nuk duhet të vazhdosh kur kalon një moment të vështirë”, ka thënë Kroos. “Ballack besoj se e ka menduar një ndryshim, pasi ai ndoshta donte vendin e Low”.

“Jam i bindur se do të rikthehemi në rrugën e mbarë me trajnerin aktual. Ai ka treguar gjithnjë se mund të bëjë mirë dhe kemi pësuar një rritje progresive nën drejtimin e tij”, ka theksuar mesfushori. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test