“1% të pagës për bamirësi”, legjenda e Manchester United i bashkohet nismës

Futboll

“1% të pagës për bamirësi”, legjenda e Manchester United i bashkohet nismës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 07:11
Eric Cantona

Legjenda Eric Cantona është emri më i fundit që është i bashkuar iniciativës së Juan Matës, ku yjet e futbollit dhurojnë një pjesë të të ardhurave të tyre për bamirësi.

Më shumë se 60 lojtarë deri më tani kanë konfirmuar se do të japin 1% të pagave të tyre për projekte të futbollit në mbarë botën. Më i fundit ishte Cantona, i cili i tërhoq nga fusha e blertë në vitin 1997, pasi fitoi katër tituj të Premier League me Manchester United. 52-vjeçari, në një intervistë për “The Players Tribune” i ka bërë thirrje të gjithë futbollistëve, agjentëve apo sponsorëve që të bëjnë më tepër për njerëzit në nevojë dhe se “Common Goal”, sipas tij, është rruga e duhur.

“Ju lutem, më lejoni t’ju bëj një pyetje të thjeshtë të gjithë atyre që drejtojnë këtë lojë globale- futbollistët, agjentët, sponsorët: çfarë është futbolli pa liri? Çfarë është jeta pa liri? Cili është kuptimi i jetës? Mendoj se të gjithë mund të jemi dakord se mund të bëjmë më shumë për njerëzimin”, tha ai.

CEO i Common Goal”, Jurgen Griesbeck është shprehur se ardhja e Cantona-s është me shumë vlerë për organizatën. “Ne besojmë se pozita e mentorit jo vetëm që lejon legjendat e vërteta të lojës për të shfrytëzuar zërat e tyre për të mirën e të gjithëve, por gjithashtu u jep mundësinë për të krijuar një trashëgimi të qëndrueshme përtej arritjeve të pabesueshme të karrierës ”, tha Griesbeck.

“Common Goal” ka mbledhur rreth 800,000 dollarë vetëm një vit pasi Mata u bë futbollisti i parë profesional që dhuroi një pjesë të pagës së tij për bamirësi. Kjo organiziatë shënoi një vjetorin e krijimit në gusht dhe tashmë ka investuar mbi 500,000 dollarë në mbi 25 projekte të futbollit në të gjithë botën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat