Ardhja e Gareth Southgate në krye të kombëtares Angleze, duket se ka “ringjallur” skuadrën.
Në Botërorin Russia 2018, Anglia preku gjysmë finale, ku aty humbi nga Kroacia, në vazhdime.
Mirëpo, statistikë tjetër e rëndësishme është rrugëtimi i Anglisë pa humbje, në ndeshjet zyrtare që ata kanë luajtur në udhëtim.
Ata numërojnë 20 ndeshje si mysafir pa humbje. Hera e fundit që janë mposhtur si mysafir ka qenë në vitin 2009.