“Piatek nuk largohet në janar”

Futboll

“Piatek nuk largohet në janar”

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:36
Krzysztof Piatek

Drejtori i Genoas, Giorgio Perinetti, e ka konfirmuar se sulmuesi fantastik polak Krzysztof Piatek nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

23-vjeçari i ka shënuar 14 gola në 10 ndeshjet e këtij stinori për Genoan dhe Poloninë, dhe kështu ka fituar vëmendjen e top klubeve evropiane, si Napoli, Roma, Interi, Barcelona, Juventusi e Chelsea.

“Ekziston një radhë për Piatekun, dhe shpresoj që do të rritet, mirëpo deri më tani këto janë vetëm interesime”, ka thënë Perineti.

“Ai ka një karakter të fortë, dhe ne nuk duhet të merremi me spekulimet e afatit kalimtar të transferimeve”.

“Piateku mi kujton sulmuesit e kohërave të vjetra, të vitit 1960 dhe 1970, të cilët shënonin shumë gola”.

“Ai është lojtari ynë dhe ne do ta mbajmë atë. Thjesht do ta shijojmë momentin me të”.

Polaku erdhi gjatë kësaj vere në Itali për 4 milionë euro nga klubi polak Cracovia Krakow.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat