Kosova U19 sot zhvilloi ndeshjen e dytë kualifikuese për Europian, në grupin e 7.
Ndeshja me Hungarinë U19 përfundoi baraz, pa gola të shënuar. Ky është barazimi i dytë i skuadrës së Ramiz Kelmendit, pas atij me Austrinë po ashtu pa gola.
Hungarezët dominuan takimin duke tentuar 13 herë kundrejt djelmoshave të Kosovës që tentuan tre herë.
Kosova tubon dy pikë dhe gjendet në vendin e tretë, kurse Hungaria ka katër pikë dhe renditet e para.
Ndeshja e ardhshme luhet me 16 tetor ndaj Sllovenisë.