Man United planifikon transferimin e Ramseyt

Futboll

Man United planifikon transferimin e Ramseyt

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 08:51
Aaron Ramsey

Mesfushori uellsian pritet të jetë lojtar i lirë, pasi nuk po nënshkruan kontratë të re me Arsenalin.

Aaron Ramsey siç duket nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin, dhe në verën e ardhshme pritet të jetë lojtar i lirë.

Manchester United do të tentojë për herë të tretë që t’i sigurojë shërbimet e Ramseyt, pasi e ka kërkuar në vitin 2008, dhe gjatë kësaj vere, dhe shpreson që hera e tretë do ta sjellë atë në “Old Trafford”.

Që nga viti 2008, Ramsey i ka 340 paraqitje, ka shënuar 60 gola dhe ka bërë 60 asistime me fanellën e “Gunners”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat