Low: Përgjegjësia nuk është vetëm e imja, nuk ndihem në rrezik - Bota Sot
Low: Përgjegjësia nuk është vetëm e imja, nuk ndihem në rrezik

Futboll

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Low: Përgjegjësia nuk është vetëm e imja, nuk ndihem në rrezik

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 09:49
Joachim Low

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, ka marrë përsipër përgjegjësitë për humbjen 0-3 që kombëtarja e tij pësoi ndaj Holandës në ndeshjen e vlefshme për Nations League, por shtoi se të gjithë janë fajtorë. Një rezultat i papritur, një humbje e thellë që ka tronditur shumë skuadrën, e cila tashmë rrezikon rënien nga Grupi A.

“Pasi pësuam golin e parë humbëm shumë qartësi në lojën tonë. Patëm raste për të shënuar por bëmë gabime qesharake para porte. Kur luhet në këtë mënyrë të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë, unë i pari. Nëse do të humbisnim 0-1 do ta pranoja, por dy golat e pësuar në fund e ndërlikuan situatën”, u shpreh Low.

Trajneri i kombëtares gjermane nuk pranon të mendojë fjalën shkarkim, pasi sipas tij është shpejt për të shkuar në përfundime të parakohshme. “Natyrisht që situata nuk është aspak e mirë dhe përpara kemi ndeshjen me Francën. Unë nuk ndihem në rrezik, pasi të gjithë e dinë punën time. Ne do të punojmë për ta përgatitur sa më mirë këtë sfidë”, tha Low.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test