Kosova mobilizon 'armët' kundër Ishujve Faroe - Bota Sot
Kosova mobilizon 'armët' kundër Ishujve Faroe

Futboll

Kosova mobilizon 'armët' kundër Ishujve Faroe

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:43
Kosova mobilizon

Çdo gjë është e gatshme për sfidën e sotme (18.00) kundër Ishujve Faroe, që Kombëtarja A do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit Torshavn, i cili kishte kapacitet afro 6000 shikues . Bernard Challandes provoi atë që thuhet taktikat dhe skemat e fundit, para kësaj ndeshje që për të dyja skuadrat paraqet rëndësi të veçantë. Për Ishujt Faroe  me rëndësi është fitorja për të i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovë ka rëndës fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit. Këtë stërvitje e ndoqën, presidenti i FFK-së Agim Ademi, nënpresidenti Bakir Burri dhe anëtari i KE Mirsad Çollaku si dhe një numër i konsiderueshëm i adhuruesve që kishin ardhur nga shtetet e ndryshme të Evropës, në mesin e tyre edhe Xhelil Musa, një mbështetës i madh e FFK-së. Ademi, foli rrugëtimin e Kombëtares A deri këtu duke thënë se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ky grup i futbollistëve që janë fantastikë, do ta japë maksimumin që ëndrra e nisur për Evropian të bëhet realitet. Na gëzon fakti që neve po na ndjekin jo vetëm në Kosovë numër i madh i shikuesve, por po shoh që edhe në këtë vend të largët disa dhjetëra bashkatdhetarë. Unë besojë në këtë grup dhe rezltatet nuk do të mungojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat