Xhaka në llupën e Newcastles

Futboll

Xhaka në llupën e Newcastles

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:25
Xhaka në llupën e Newcastles

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, njëherësh luan për Baselin, mund të transferohet në Premier League në afatin kalimtar te janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Newcastle.

Lajmi është bërë i ditur nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi. Kujtojmë që në Angli aktivizohet edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, që mban veshur fanellën e Arsenalit.  Vlera e kartonit të Taulantit aktualisht është 3 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat