Hazard e pranon: Doja të largohesha te Real në verë, por ja pse s’ika

Futboll

Hazard e pranon: Doja të largohesha te Real në verë, por ja pse s’ika

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:29
Eden Hazard

Dhe erdhi një ditë e re dhe bashkë me të edhe një tjetër përgjigje e Eden Hazard për të ardhmen e tij. Belgu ëndërron të luajë te Real Madrid, por duket qartë se nuk dëshiron konfrontime me Chelsean. 28-vjeçari në një intervistë për ‘Telefoot’ ka pranuar se ka pasur bisedime mes palëve që ai të shkonte në merkaton e kësaj vere në “Santiago Bernabeu”, por klubi londinez ia ka bërë të qartë që nuk do e lejonte të largohej.

“Chelsea ishte e qartë me mua (në verë). Nuk do largohesha nga klubi dhe unë pranova. Qëndroj ose largohem, unë do të isha i lumtur gjithsesi.  Nuk pendohem aspak për atë vendim, kurrsesi”, u shpreh belgu.

Ai dëshiron që t’i bëjë gjërat në rrugën e duhur dhe të mos ketë përplasje me “blutë e Londrës”, klub ku prej më shumë se 6 vite i ka dhënë dhe ka marrë gjithçka.

“Kur vendimet mund të merren nga të tjerët, ti mund të mërzitesh dhe shpesh të thuash fjalën e fundit të parën, por unë kurrë nuk do tregohem mosmirënjohës ndaj Chelseas. Më ka dhënë shumë”, tha Hazard, i cili ka pasur një nisje të shkëlqyer këtë sezon futbollistik.

Tashmë  të gjithë kanë sytë drejtuar nga merkatoja e dimrit, periudhë në të cilën çdo ekip i interesuar mund të paraqesë ofertën për një nga lojtarët më të kërkuar të momentit.

Në një intervistë që ka pasur më herët, Sarri është shprehur i bindur që Hazard nuk largohet nga Londra në janar, por deklaratat e vetë lojtarit shpesh kanë qenë të paqarta, ku nuk kanë munguar edhe “flirtimet” në distancë me Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat