Eurogol i Rashicës, Kosova vetëm një pikë fiton ndaj Ishujt Faroe - Bota Sot
Eurogol i Rashicës, Kosova vetëm një pikë fiton ndaj Ishujt Faroe

Futboll

E diel, 18 nëntor 2018

Eurogol i Rashicës, Kosova vetëm një pikë fiton ndaj Ishujt Faroe

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:03
Lojtarët e Kosovës

(E plotësuar) -  Kosova importoi vetëm një pikë nga Torshavni. Kombëtarja e Kosovës barazoi me rezultat 1:1 me Ishujt Faroe, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit 3 të Ligës së Kombeve, Divizioni D në futboll. Në minutën e 5-të, një gabim i mbrojtjes tonë, gati sa iu kushtoi, por njëri nga mbrojtësit tanë ndal goditjen e Edmundssonit. Milot Rashica që luan për Werderin, në minutën  e 9-të nga rreth 25 metra goditi fuqishëm, duke e plasuar topin në këndin e epërm të portierit Nielsen, 0:1. Një gol që rrallë herë shihet nëpër stadiume evropiane.  Në minutën e 30-të, Mërgim Vojvoda goditi nga një pozitë e vështirë, por nuk e befasoi portierin vendas.

Pas 7 minutave (37’) rasti i parë serioz për vendasit, Joensen goditi mjaft mirë, por portieri Ujkani reagoi edhe më mirë dhe e dërgoi topin në këndore. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 50-të Kosova pësoi gol. Një gabim i Amir Rrahmanit në mesfushë u shfrytëzua më së miri nga vendasit, të cilët me një kundërzbritje barazuan rezultatin 1:1. Sorensen asistoi deri te Rene Joensen nga afërsia me një goditje të fuqishme e mposhti portierin Samir Ujkani. Në pjesën e dytë mbrojtja e Ishujve Faroe luajtën me zgjuarsi, duke mos lejuar Kosovën të rrezikoi në asnjë moment. Në minutën e 75-të, Herolind Shala nga rreth 17 metra dërgoi gjuajtje qendrore, por jo edhe për të befasuar portierin Nielsen.

Kosova importoi një pikë edhe pse pritej të kthehej me pikë të plota, por edhe terreni me bari artificial ndoshta ka ndikuar që mos të tregojnë lojë më të mirë. Kosova deri me tash ka dy fitore e dy barazime. Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka fituar me rezultat 2:0 kundër Ishujve Faroe, pastaj me 3:1 ndaj Maltës dhe si mysafirë barazoi 0:0 me Azerbajxhanin dhe 1:1 me Ishujt Faroe. Kosova kryeson me 8 pikë në grup, duke lënë pas Azerbajxhanin me 6 sosh, pastaj Ishujt Faroe 4 dhe Malta 2.

Ishujt Faroe – Kosova 1:1

Stadiumi Torshavn.

Shikues: 4000.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Shënues: Joensen (50’) – Rashica (9’).

Kartonat e verdhë: Baldvinsson, Joensen – Halimi, Nuhiu.

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, K. Olsen (Vatnsdal 83’) dhe Edmundsson (K. Olsen 68’).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca (Halimi 54’), Shala, Zhegrova (Zeneli 74’), V. Berisha, Rashica (Muriqi 90+1’) dhe Nuhiu.

Grupi 3

Ishujt Faroe-Kosova      1:1

Azerbajxhani-Malta        1:1

Tabela

1.Kosova    4        2        2        0        6:2     8

2. Azerbajxhani    4        1        3        0        5:2     6

3. Ishujt Faroe      4        1        1        2        4:7     4

4. Malta       4        0        2        2        4:8     2

89’ Lojë e baraspeshuar, ende baras 1:1.

86’ Rezultati edhe më tej baras, mungojnë rastet ideale, ndërsa Kosova është në një situatë jo edhe të lakmueshme.

82’ Veprimet e Kosovës përfundojnë pa sukses, kësisoj ndeshja po shkon drejt barazimit.

80’ Kosova po orvatet për të arritur golin e fitores, por pa finalizim.

79’ Në stadium dëgjohet kënga besa-besë për Kosovë...

77’ Kosova shton presionin por pa sukses, mbrojtja e vendasve në nivel të lartë.

75’ Herolind Shala nga rreth 17 metra dërgoi gjuajtje qendrore, por jo edhe për të befasuar portierin Nielsen.

Ishujt Faroe – Kosova 1:1

Stadiumi Torshavn.

Shikues: 4000.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Shënues: Joensen (50’) – Rashica (9’).

Kartonat e verdhë: Baldvinsson, Joensen - Halimi.

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, Olsen dhe Edmundsson (Olsen 68’).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca (Halimi 54’), Shala, Zhegrova (Zeneli 74’), V. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

73’ Pritet Kosova të jetë më energjike, kurse Ishujt Faroe duken më të rrezikshëm.

71’ Ishujt Faroe luajnë me zgjuarsi në repartin e mbrojtjes duke mos lejuar Kosovën të rrezikoi në asnjë moment në periudhën e dytë.

69’ Kosova tregohet shumë e kujdesshme, duke mos lejuar ndonjë gabim eventual që të përfitoi rivali.

66’ Nuk ka ndryshim rezultati, Kosova asnjë rast serioz në pjesën e dytë në drejtim të portës së vendasve.

63’ Shqetësuese janë disa gabimeve të lojtarëve tanë, në fakt vendasve po tregohen të rrezikshëm në raste të tilla. Kartoon i verdhë për Halimin.

62’ Kosova mëton tri pikë me ngulmë, sepse do të ishin shumë të rëndësishme për ecurinë e saj në grup.

60’ Vazhdon rezultati baras, pak raste shënimi, Kosova kërkon përmes ndonjë gabimit të vendasve të shënojnë.

56’ Lojë mesatare, Kosova përpiqet të gjej korridor që të shënoje dhe të kalojnë në epërsi.

55’ Besar Halimi futet në lojë në vend të Idriz Vocës.

Ishujt Faroe – Kosova 1:1

Stadiumi Torshavn.

Shikues: 4000.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Shënues: Joensen (50’) – Rashica (9’).

Kartonat e verdhë: Baldvinsson, Joensen.

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, Olsen dhe Edmundsson.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca (Halimio 55’), Shala, Zhegrova, V. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

50’ Një gabim i Amir Rrahmanit në mesfushë u shfrytëzua më së miri nga vendasit, të cilët me një kundërzbritje barazuan rezultatin 1:1. Rene Joensen nga afërsia me një goditje të fuqishme e mposhti portierin Samir Ujkani.

Ishujt Faroe – Kosova 1:1

Stadiumi Torshavn.

Shikues: 4000.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Shënues: Joensen (50’) – Rashica (9’).

Kartonat e verdhë: Baldvinsson, Joensen.

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, Olsen dhe Edmundsson.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca, Shala, Zhegrova, V. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

48’ Nuk ka zëvendësime asnjëra skuadër dhe secila orvatet që të dëshmojë lojë më të mirë në pjesën e dytë46’ Kosova futet me një mobilizim të madh jo vetëm ta ruaj epërsinë por edhe ta thelloi atë.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45' Ishujt Faroe - Kosova 0:1. Dy minuta shtese. 

44’ Joensen ndëshkohet me karton të verdhë.

Ishujt Faroe – Kosova 0:1

Stadiumi Torshavn.

Shikues: 4000.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Kartonat e verdhë: Baldvinsson, Joensen.

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, Olsen dhe Edmundsson.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca, Shala, Zhegrova, V. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

41’ Kosova në epërsi dhe po luan me mjaft maturi.

37’ Rasti i parë seriozë për vendasit, Joensen goditi mjaft mirë, por portieri Ujkani reagoi edhe më mirë dhe e dërgoi topin në këndore.

35’ Ishujt Faroe mundohen të jenë më të rrezikshëm, por deri me tash po bllokohen nga mbrojtja shumë e mirë e kombëtares së Kosovës.

Image

Pamje nga ndeshja e sotme 

33’ Lojë e baraspeshuar, Kosova luan me kujdes të madh, për faktin se janë në presion të vendasve.

30’ Mërgim Vojvoda godet nga një pozitë e vështirë, por nuk e befason portierin vendas.

28’ Vendasit orvaten ta shtrojnë presionin në drejtim të Kosovës.

26' Kosova po avancon dhe synon fitore.

Ishujt Faroe – Kosova 0:1

Stadiumi Torshavn.

Shikues: 4000.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Kartonat e verdhë: Baldvinsson.

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, Olsen dhe Edmundsson.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca, Shala, Zhegrova, V. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

24’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Baldvinsson.

22’ Lojë mjaft e mirë, Kosova luan me qetësi dhe në kërkim edhe të golit të radhës ndaj Ishujt Faroe.

19’ Kosova po luan më mirë, janë me energjikë dhe mbrojtja funksionon shumë mirë së bashku me mesfushën.

17’ Kosova kërkon penallti, por gjyqtari ashtu nuk mendon.

15’ Edon Zhegrov u përpoq por goditja e tij u bllokua.14' Kosova në epërsi.

9' MIlot Rashica supergol. Milot Rashica që luan për Werderin, nga rreth 25 metra dërgoi goditje të fuqishme, duke e plasuar topin në këndin e epërm të portierit Nielsen, 0:1. Një gol që rrallë herë shihet nëpër stadiume.

7' Ende pa gola.

5’ Një gabim i mbrojtjes tonë, gati sa iu kushtoi, por njëri nga mbrojtësit tanë ndal goditjen e Edmundssonit.

5’ Duket se terreni është mjaft i vështirë, pra artificial për djelmoshat tanë.

2’ Amir Rrahmani paksa lëndohet për gjendja e tij është e mirë.

1’ Kosova luan me qetësi në një terren artificial.

Filloi ndeshja. Kosova pretendon fitore ndaj Ishujve Faroe.

Intonohen himnet.  Futbollistët janë të gatshëm. Gjithçka është e gatshme për ndeshjen mes Ishujve Faroe dhe Kosovës, në kuadër të grupit 3 të Ligës s Kombeve, Divizioni D në futboll. Kosova kryeson grupin me 7 pikë, ka katër më shumë se Ishujt Faroe në vend të tretë.

Ishujt Faroe – Kosova

Stadiumi Torshavn.

Gjyqtar: M. Zelinka (Çekia).

Ishujt Faroe: Nielsen, Baldvinsson, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Sorensen, Faero, Hansson, Joensen, Olsen dhe Edmundsson.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca, Shala, Zhegrova, V. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test