Panucci: “Na zuri gjumi te goli, tani jemi jashtë!”

Futboll

Panucci: “Na zuri gjumi te goli, tani jemi jashtë!”

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 23:45
Christian Panucci

E tradhtuar nga vetja në vetëm dy episode specifike, Shqipëria e pësoi rëndë, duke dalë e mundur me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Izraelit në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, në kompeticionin e Ligës së Kombeve. Një disfatë e hidhur, që gati zyrtarizon dështimin e Shqipërisë në këtë garë, por ndërkohë, trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, nuk pranon me zë të lartë dorëzimin. Kreu i pankinës së Shqipërisë, preferoi të ndalet tek loja e shkëlqyer e kuqezinjve, teksa ka komentuar edhe dy golat e pësuar.

“Jam shumë i keqardhur për djemtë sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer, kemi shkatërruar kundërshtarin kemi pësuar një gol nga rivënia e portierit, ndërsa të dytin si autogol. Të kthehesh në shtëpi pas një ndeshje kështu me humbje 2-0 të dhemb vërtetë shumë. Na zuri gjumi te momenti i golit. Është e vështirë të fitosh 3-0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresosh edhe për rezultatin e duhur në përballjen tjetër mes kundërshtarëve tanë. Pastaj ne jemi jashtë. Nuk jam i dorëzuar, por me këtë rezultat këtu bëhet shumë e vështirë. Më vjen keq shumë pas një ndeshje kështu. Nuk më pëlqen kur përmendin emra futbollistësh të përveçëm. Sot bëmë një ndeshje të shkëlqyer në tërësi”, deklaroi trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, në konferencën për mediat të dhënë pas humbjes në transfertë ndaj Izraelit me rezultatin 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat