Çudia e mediave serbe, akuzojnë trajnerin nga Kosova dhe Igli Taren...

Futboll

Çudia e mediave serbe, akuzojnë trajnerin nga Kosova dhe Igli Taren...

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:22
Çudia e mediave serbe, akuzojnë trajnerin nga Kosova dhe Igli Taren...

Afera “Duart e pastra” po rritet gjithnjë e më tepër, lëmshi po zgjidhet gjithnjë e më shumë emra janë nën dyshim për transferime të dyshimta të futbollistëve, shkruan Kurir. Belgët janë duke e goditur mafian e futbollit, duart e të cilëve po arrijnë edhe deri te Serbia.

Në një prej aksioneve më të mëdha të policisë ndërkombëtare, për shkak të mashtrimeve në futboll, janë gjendur pas grilave dy bashkëpunëtor serb të Matej Kezhmanit, Urosh Jankoviq, i cili është arrestuar në Beograd, por edhe Dejan Veljkoviq, të cilit i janë vënë prangat në Belgjikë. Mirëpo, tani mediet belge kanë zbuluar edhe një emër të ri rreth Kezhmanit. Bëhet fjalë për menaxherin Aleksandar Gruber, i cili pikërisht Kezhmanin para përfundimit të karrierës e ka dërguar në BATE Borisov dhe në Zenit. Belgët kërkojnë ndihmë nga gjyqësia italiane, për shkak të transferimit të Sergei Milinkoviq-Saviq, i cili mbërriti nga Genku te Lazio, përmes drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare, raporton insport. Çudia e mediave serbe, shkruajnë se aty është i përfshirë edhe trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, i cili nga viti 2014 deri në vitin 2016, duke qenë trajner i Anderlehtit. Pastaj ai ishte ulur në bankinat e Legias dhe Olympiacos, teksa tashmë e drejton Al Readin e Arabisë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat