Grezda: Nuk i shfrytëzuam rastet

Futboll

Grezda: Nuk i shfrytëzuam rastet

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:36
Grezda: Nuk i shfrytëzuam rastet

Edhe ndaj Izraelit ashtu si në miqësoren ndaj Jordanisë Eros Grezda nuk shfaqi formën e tij më të mirë kjo edhe për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur për një kohë të gjatë jashtë fushave të futbollit. Në intervistën e tij për Supersport lojtari i Rangers theksoi se kuqezinjtë nuk e merituan humbjen në Izrael ndërsa fati nuk ishte me ta.

“Është një ndjenjë shumë e keqe, pasi nuk e merituam humbjen me atë që treguam. Nuk i shfrytëzuam rastet që kishim. Në pjesën e dytë ishte ndeshje tjetër, pasi Izraeli e kuptoi lojën tonë. Na dubluan mua dhe Uzunin me dy lojtarë. Duhet të shënonim edhe pse nuk kishim shumë hapësira”.

“Bekimi është shumë i mirë në lojën në ajër, por nuk e deshi fati. Kështu është futbolli, kur nuk shënon penalizohesh”.

“Nuk jam në formën time më të mirë pasi kur vjen nga dëmtimi nuk merr shumë minuta. Pas shumë muajsh kam luajtur ndeshjen e  parë të plotë. Në pjesën e dytë isha i mbuluar nga dy lojtarë dhe e pata shumë të vështirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat