Futbolli botëror është përballur ditën e sotme me një lajm të zi. Ish-futbollisti i mirënjohur spanjoll, Muere Serena ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’.
Ai ka luajtur për gjigantin spanjoll Real Madrid nga viti 1963 deri në vitin 1968.
Ai mbahet mend për golin e realizuar në kohën shtesë në finalen e Kupës së Evropës ndaj Partizanit në vitin 1966 ku Real Madrid doli fitues.