Valencia në kërkim të një ekipi

Futboll

Valencia në kërkim të një ekipi

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:04
Valencia në kërkim të një ekipi

Te Manchester United janë shumë lojtarë në vitin e fundit të kontratës dhe një prej tyre është edhe kapiteni Antonio Valencia. tashmë e ardhmja e 33-vjeçarit është e qartë, larg “Old Trafford”, duke parë se drejtuesit nuk do t’i rinovojnë kontratën, por edhe për faktin se nuk shihet më si titullar nga Mourinho. Edhe afrimi i mundshëm i një trajneri tjetër nuk do të ndryshonte situatën rreth Valencias për shkak të moshës, çka e ka shtyrë lojtarin të nisë kërkimet për një ekip tjetër. Që më 1 janar të 2019, Valencia është i lirë të zgjedhë ekipin e ardhshëm. Ofertat nga Premier League apo Primera Division nuk i mungojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat