Gjermanisë i duhet vetëm fitorja ndaj Francës

Futboll

Gjermanisë i duhet vetëm fitorja ndaj Francës

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:34
Foto

Ish-kampionët e botës po kalojnë në një fazë të negative të rezultateve.

Gjermania me Francën përballen sërish në Ligën e Kombeve, këtë herë në Paris, duke filluar nga ora 20:45, në një ndeshje përcaktuese për fatin e Grupit të Parë të Divizionit A.

Në këtë grup fillon kështu faza e dytë e ndeshjeve dhe situata është shumë e paqartë, pasi kampionët në fuqi të botës për momentin kryesojnë në kuotën e katër pikëve, ndërsa Holanda ndjek nga afër me vetëm një pikë më pak.

“Les Bleus” rikthehen në “Stade de France”, ku muajin e kaluar skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps fitoi me vështirësi ndaj Holandës.

Gjermanët në anën tjetër u mundën 3-0 nga Holanda dhe kanë vetëm një pikë, duke rrezikuar seriozisht që të bien nga Divizioni A i Ligës së Kombeve, që do të ishte një dështim i madh për Gjermaninë.

Ekipi i Joachim Low, do të kërkojë me çdo kusht fitoren, por duhet ditur se Franca kur luan brenda në shtëpi është një ekip shumë i fortë.

Në 12 ndeshjet e fundit gjermanët numërojnë vetëm tri fitore dhe kjo ecuri është shqetësuese për një ekip brenda ka shumë futbollistë të talentuar.

Sonte zhvillohen edhe ndeshje të tjera të divizioneve, B, C dhe D, ku spikat më shumë takimi mes Ukrainës dhe Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat