Ronaldo i “driblon” me darkë romantike në Paris - Bota Sot
Ronaldo i “driblon” me darkë romantike në Paris

Futboll

Ronaldo i “driblon” me darkë romantike në Paris

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:06
Ronaldo i “driblon” me darkë romantike në Paris

Cristiano Ronaldo u bashkua me të dashurën, Georgina Rodriguez, për një vakt në një restorant të bukur të Parisit, mbrëmjen e së dielës. Ronaldo, 33 vjec, është fotografuar duke dalë nga restoranti Cesar në “Champs-Élysées” me nënën e fëmijës së tij më të vogël, ndërkohë që ekipi ligjor i yllit portugez vazhdon të sfidojë pretendimet për përdhunim në SHBA.

Georgina Rodriguez, e cila ka qenë në një marrëdhënie me Ronaldon që nga viti 2016, është duke qëndruar fort pas sulmuesit të Juventusit. Çifti ka shijuar një mbrëmje romantike në restorantin italian. Ronaldo kishte vendosur të bënte një largim të qetë nga restoranti, pas vaktit të të ushqyerit, duke lënë të zhgënjyer një numër tifozësh, që e prisnin jashtë.

Cristiano Ronaldo shpërndau edhe një fotografi të rrallë familjare për 142 milionë ndjekësit e tij në Instagram, të premten, duke dashur të daravitë akuzat për përdhunim, të bëra kundër tij nga një zonjë amerikane. Portugezi postoi një fotografi të vetes, Rodriguez, binjakëve Mateo dhe Eva, si dhe vajzës Alana Martina, duke e shoqëruar me diçiturën: “Am amores”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...