E konfirmon UEFA, ja çfarë ndodh me Shqipërinë nëse nuk fiton ndaj Skocisë

Futboll

E konfirmon UEFA, ja çfarë ndodh me Shqipërinë nëse nuk fiton ndaj Skocisë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:57
E konfirmon UEFA, ja çfarë ndodh me Shqipërinë nëse nuk fiton ndaj Skocisë

Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë.

Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Christian Panuccit bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Ligën D, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtajn.

Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D.

“Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.

Kujtojmë që në fillim të këtij kompeticioni, objektivi i kuqezinjve ishte vendi i parë në grup, ndërkohë që rënia në ligën e fundit do të ishte një dështim i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat