Nga Neymar-Mbappe te revolucioni Silva-Yedder, dyshet më të mira sulmuese të Europës

Futboll

Nga Neymar-Mbappe te revolucioni Silva-Yedder, dyshet më të mira sulmuese të Europës

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:04
Andre Silva

2 është numri i ri magjik në futbollin europian, të paktën për sa i takon golave, dhe dyshet sulmuese duket se janë kthyer.

Ligue 1: Mbappe dhe Ney kryesojnë në Europë (16 gola)
Dyshja më e mirë e golashënuesve të kampionateve kryesore të Europës formohet nga Kylian Mbappe dhe Neymar, të dy me nga tetë gola dhe 3 asiste. Lille ka qenë zbulimi i këtij sezoni në Francë, me Jonathan Bamba (7) dhe Nicolas Pepe (6 gola dhe 6 asiste) që zënë vendin e dytë në Ligue 1 dhe Europë.

Silva-Ben Yedder: dyshja më e mirë sulmuese e La Liga-s (12 gola)
Transferimi i Andre Silva te Sevilla duket se ka shkaktuar një revolucion dhe me shtatë gola të shënuar deri tani në La Liga, lojtari ka gjetur formën që dukej se kishte humbur te Milan. Bashkë me Ben Yedder (5 gola), ata formojnë dyshen më të mirë sulmuese të La Liga-s. Ndjekin dyshja e Barçës, Messi-Suarez (9 gola: 6 argjentinasi, 3 uruguaiani) dhe ajo e Celta Vigo, Aspas-Maxi Gomez (9 gola: 5 Aspas, 4 Maxi Gomez).

Serie A: Piatek-Pandev lënë në hije CR7-Mandzukic (11 gola)
Transferimi i Cristiano Ronaldo-s tek Juventus është eklipsuar nga shpërthimi i sulmuesit të ri polak, Krzysztov Piatek. Lojtari i Genoa-s ka shënuar 9 gola në shtatë ndeshje të luajtura deri tani, ndërsa shoku i tij i sulmit, Goran Pandev, ka shënuar dy. Pas tyre vjen dyshja e Carlo Napoli-t, Lorenzo Insigne (6) dhe Arkadiusz Milik (3), e ndjekur nga dyshja e Juventus, Ronaldo (4 gola, 5 asiste) dhe Mandzukic (4 gola, 2 asiste).

Bundesliga: Alcacer dhe Reus (10 gola)
Borussia Dortmund kryeson kampionatin gjerman falë Paco Alcacer (6) dhe Marco Reus (4 gola dhe 4 asiste). Pas tyre vjen dyshja e Hertha Berlin, Andrey Duda (5) dhe Ibisevic (4), e ndjekur nga ajo e Leipzig, Timo Werner (4) dhe Yussuf Poulsen (4).

Premier League: Aguero dhe Sterling (9 gola)
Barazia në krye të renditjes së Premier League pasqyrohet edhe te renditje e golashënuesve. Dyshja e Manchester City-t kanë bërë më mirë se të gjithë falë 5 golave të Aguero-s dhe 4 të Sterling. Ata ndiqen nga katër dyshe të tjera, secila me nga tetë gola. Lojtarët e Arsenal, Lacazzete (4) dhe Aubameyang (4), ata të Everton, Richarlison (4) dhe Sigurdsson (4), Mitrovic (5) dhe Andre Schurrle (3) të Fulham, ashtu si edhe Harry Kane (5) dhe Lucas Moura (3) të Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat