Tifozët e Juventusit do ta bojkotojnë San Siron

Futboll

Tifozët e Juventusit do ta bojkotojnë San Siron

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:50
Ilustrim

Tifozët e Juventusit janë duke planifikuar të mos udhëtojnë në Milano muajin e ardhshëm për ndeshjen kundër Milanit në San Siro, në formë proteste për t’i kundërshtuar çmimet e biletave, të cilat kushtojnë 75 euro.

Tifozët e Juventusit kanë qëndruar më të heshtur gjatë ndeshjeve në shtëpi, në stadiumin Allianz, për t’i protestuar çmimet e ngritura. Tani ata po planifikojnë të protestojnë edhe për biletat që i blejnë si mysafir.

Biletat për pjesën e mysafirëve, në rendin e tretë të San Siros, për ndeshjen kundër Milanit më 11 nëntor të këtij viti, do të kushtojnë gjithsej 75 euro, çmim ky dukshëm më i lartë se ai i sezoneve të kaluara.

Sipas raportimeve të Tuttosport, disa grupe të tifozëve të Juventusit janë duke e konsideruar mundësinë e bojkotimit të ndeshjen kundër Milanit në formë proteste për çmimet. Për këtë arsye nuk pritet që të shiten biletat për tifozët mysafir për ndeshjen e 11 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat