Kosova zhgënjeu në Izrael! - Bota Sot
Kosova zhgënjeu në Izrael!

Futboll

E diel, 18 nëntor 2018

Kosova zhgënjeu në Izrael!

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:54
Pamje nga një stërvitje

Kombëtarja e Kosovës U-21 zhgënjeu me rezultat në ndeshjen e fundit për kualifikime në Kampionatin Evropian në futboll. Djelmoshat tanë pësuan humbje me rezultat 3:0 nga Izraeli, në ndeshjen e fundit të grupit 5. Ndeshja u luajt në stadiumin Raman Gat, por Kosova nuk doli mirë me rezultat, por e gjitha do të arsyetohet me ndërrimin e gjeneratës që është duke bërë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi. Futbollisti Qays Ghanem (10’ e 45+2’) dhe Yosef Meir (72’) shënuan për fitoren e madhe të izraelitëve. Kosova i përfundoi kualifikimet në vend të pestë me 12 pikë, dy me pak se Izraeli në pozitën e katërt.  Kosova u angazhua maksimalisht, por me rezultat zhgënjyen. Nëse shikojmë në përgjithësi bilancin, ka befasuar për të mirë si debutuese, sepse nga dhjetë ndeshje ka shënuar tri fitore, tri barazime e katër humbje, me goldallim 9:12.

Izraeli-Kosova 3:0

Stadiumi Ramat Gan.

Gjyqtar: M. Ocenas (Sllovakia).

Shënues: Ghanem (10’ e 45+2’) Meir (72’).

Kartonat e verdhë: Gilad, Meir - Hajrizi, Daku, Smakiqi, Ismajli.

Izraeli: Ohayon, Meir, Nachmias (Arad 76’), Yonatan Cohen, Yarden Cohen, Gilad, Kanichowsky, Lavi, Barshazky, Dasa (Abu Fani 63’) dhe Ghanem (Baribo 73’).

Kosova: Smakiqi, Rahimi (Hajrizi 46’), Kolgeci, Ismajli, Feka, Mema, Broja, Shabani (Qela 46’), Hasani, Daku dhe Jashari (Muja 64’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test