Nuk ka qenë aspak dakord - Bota Sot
Nuk ka qenë aspak dakord

Futboll

Nuk ka qenë aspak dakord

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:20
Noyer

Manuel Nojer nuk ka qenë aspak dakord me fjalët e Lotar Mateus. Ish-lojtari i kombëtares gjermane akuzoi portierin për formë të dobët dhe humbjen e sigurisë në portë. Por, Manuel ka mohuar çdo gjë, duke deklaruar në konferencën për shtyp se ndjehej shumë mirë.

Sa në formë jeni?

Në ndeshjen e fundit isha disi i pafat. Teksa në golin e parë bëra një hap përpara, por më pas ngela disi në vend dhe nuk mund ta evitoja. Na mungoi disi fati, pasi kishim mundësitë tona. Për sa i përket formës time ndjehem shumë mirë dhe këtë mund ta konfirmojnë edhe shokët e skuadrës. Nuk ndiej asnjë dhimbje. Në Botëror zhvillova gjithashtu ndeshje të mira. Por nuk kam pasur shumë mundësi të tregoja veten.

Në këto dy javë jam stërvitur mirë me skuadrën dhe çdo gjë ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sa u përket kritikave, nuk dua të replikoj ne asnjë. Në lidhje me formën time i kam thënë gjithçka më sipër. Nëse Mark do të ishte ideali për skuadrën? Kam qenë gjithmonë i mendimit se ai është një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe si i tillë ka pasur shumë herë të drejtën të niste lojën nga minuta e parë. Por është trajneri ai që vendos për këto gjëra jo unë.

Sa e rëndësishme është ndeshja me Francën?

Në ndeshjen e zhvilluar në Mynih luajtëm mirë, me pak fat mund të kishim fituar takimin. Jemi shumë të karikuar për të marrë pikët e plota edhe pse e dimë se ndaj kampionëve të botës do të jetë e vështirë. Jemi stërvitur mirë këto ditë dhe kemi analizuar çdo gabim që kemi bërë në ndeshjen e fundit. E dimë se në çfarë situate ndodhemi dhe për këtë kemi folur shumë gjatë me njëri-tjetrin. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të fortë, siç është Holanda. Franca është skuadra kampione në fuqi dhe në përbërjen e tyre janë shumë lojtarë cilësorë që luajnë në kampionatet më të forta të Europës.

Çfarë nuk shkoi mirë ndaj “Tulipanëve”?

Nuk e di, shumë gjëra. Mënyra se si e interpretuam ndeshjen nuk është në sinkron me rezultatin. Në 30 minutat e para kishim disa mundësi, të cilat nuk i shfrytëzuam siç duhet, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Ky është një problem që po e vuajmë së fundmi. Por pashë që skuadra tregoi karakter ku u mundua të kthente ndeshjen në favorin e saj, kjo është një anë pozitive. Nuk donim të humbitnim dhe më pas lamë shumë hapësira prapa, duke pësuar edhe dy gola të tjerë. Na vjen keq që ndodhi kjo disfatë dhe shpresojmë të rikthehemi më të fortë. Kemi ende mundësi për të bërë mirë gjërat, duke filluar nga ndeshja me Francën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test