Modric kurrë nuk do të luante bashkë me Messi

Futboll

Modric kurrë nuk do të luante bashkë me Messi

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 21:22
Cristiano Ronaldo dhe Luca Modriq

Çifti kanë pasur disa beteja në La Liga dhe Modric beson se ata më shumë përshtaten si rival sesa si shok skuadre.

Luka Modric ka mohuar lajmet se marrëdhëniet e tij me Cristiano Ronaldon janë të këqija dhe ka thënë se ai kurrë nuk e sheh shok skuadre Lionel Messin.

Mesfushori i Real Madridit, Modric është ylli i vetëm që duket se do i jep fund dominimit dekadesh të çiftit në skenën botëror ku ata kanë marrë nga pesë Topa të Artë në 10 vitet e fundit.

33 vjeçari e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë bashkë me Ronaldon dhe më vonë e mundi bindshëm Argjentinën në Botëror në Rusi me Kroacinë.

Modric tashmë ka siguruar çmimin si lojtari më i mirë në botë nga FIFA derisa ish bashkëlojtari i tij Ronaldo, që tani luan në Juventus, nuk e uroi por ai thotë se ka “marrëdhënie të shkëlqyeshme” me të pavarësisht çmimeve individuale.

“Ne kaluam gjashtë vite të mrekullueshme në Madrid ku ne kemi zhvilluar një miqësi dhe respekt të ndërsjellët”, ka thënë Modric për France Football.

“Tani ai është larguar dhe ne kemi kontakte, shkëmbejmë mesazhe. Edhe pse disa njerëz përpiqen të thonë se nuk është kështu, mund të them se ende kemi marrëdhënie të mira”.

Messi duket se nuk do të jetë konkurrent për Topin e gjashtë të Artë pasi kanë përfunduar votimet për pesë më të mirët nga mediat.

Modric nuk e përfill rivalin e tij nga La Liga me emrat e lojtarëve që ai do të dëshironte ti kishte partner në fushë, para se të zbuloi një arsye të thjesht për këtë mohim të tij.

“Unë luaj kundër ti, jo me të”, tha lojtari i Madridit.

“Natyrisht, Messi është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori, por unë kurrë nuk do të luaja me të”.

Modric dhe Messi pritet që të përballën në El Clasico më 28 nëntor, kur Barcelona pret në shtëpi Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat