Kampioni i Botës fiton me përmbysje kundër Gjermanisë - Bota Sot
Kampioni i Botës fiton me përmbysje kundër Gjermanisë

Futboll

Kampioni i Botës fiton me përmbysje kundër Gjermanisë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:40
Foto nga ndeshja

Gjermania ka vazhduar formën e dobët të saj në Ligën e Kombeve. Pas humbjes kundër Holandës Gjermania ka humbur edhe sot kundër Francës me rezultat 2-1, edhe pse ishin më të mirë se Franca në pjesën e parë të takimit

Nuk ka këndellje për Gjermaninë.

Pas humbjes kundër Holandës para tri dite, Gjermania ka humbur edhe në ndeshjen mysafirë kundër Francës në kuadër të Grupit të Parë të Ligës A të Kombeve.

Gjermania ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, duke e fituar atë me rezultat 1-0.

Këtë avantazh Gjermania e arriti në minutën e 14’të ku nga penalltia shënoi Toni Kross. Gjermania ka mundur që të dyfishoi epërsinë në pjesën e parë, nëse Leroy Sane do të ishte i kujdessshëm dhe do të shënonte disa mundësi shumë të mira shënimi që i pati.

Por, pjesa e dytë ishte tërësisht ndryshe.

Franca sulmoi më shumë dhe arriti që në minutën e 62’të Griezmann ta barazoi rezultatin.

Përfundimisht, Franca e riktheu rezultatin në minutën e 79’të, ku penalltinë e shkaktuar në Matuidin Griezmann e shndërron në gol.

Franca pas golit të avantazhit e kontrolloi ndeshjen dhe Pogba pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 87’të te ndeshjes por priti Neur.

Ndërkaq Gjermania tentoi ta barazoi rezultatin në fund të ndeshjes por pa sukses.

Pas kësaj fitoreje, Franca gjendet në vendin e parë në Grupin e Parë të Ligës A të Kombeve më 7 pikë. Holanda është e dyta me 3 pikë kurse Gjermania e fundit me një pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat