Futbollisti brazilian nuk po gjen hapësira në skuadrën katalanase.
U transferua me shumë bujë te Barcelona, por Malcom duket se është bërë pishman për një gjë të tillë.
Braziliani ishte shumë pranë kalimit te Roma, por oferta e Barçës ia ndryshoi mendjen atij dhe ish-skuadrës Bordeaux që vendosi ta shiste në Camp Nou.
Por Malcom, po luan shumë pak me ekipin e Ernesto Valverdes dhe në ndeshjet e fundit nuk ka qenë i ftuar fare në ekip.
Mediat në Itali shkruajnë se agjenti i 21-vjeçarit ka kontaktuar me Interin dhe ia ka ofruar lojtarin, për të cilin Barça ka paguar 41 milionë euro.
Malcom dëshiron të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.