Shkëlqeu ndaj Spanjës, gjiganti spanjoll tani kërkon Sterlingun

Futboll

Shkëlqeu ndaj Spanjës, gjiganti spanjoll tani kërkon Sterlingun

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 00:29
Raheem Sterling

Real Madrid janë të vendosur të intensifikojnë interesimin e tyre në Raheem Sterling pas paraqitjes së mirë të këtij të fundit në fitoren e Anglisë ndaj Spanjës.

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar një fitore spektakolare në Ligën e Kombeve duke e mundur Spanjën në udhëtim me rezultat 2:3.

Merita të mëdha në këtë fitore pati ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, që shënoi dy gola.

Kjo paraqitje e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur nga skuadra e Real Madridit.

‘DailyMail’ raporton se drejtues të ‘Los Blancos’ kanë qenë të pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër 23 vjeçarin, që pati një rol kyç për Anglinë në këtë ndeshje.

Interesimi i Real Madridit për Sterlingun është i kamotshëm, pasi ‘Los Blancos’ për reprezentuesin anglez kanë qenë të interesuar edhe në vitin 2015, para se ky i fundit t’i bashkohej Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat