Gjenerata e parë e kombëtares kroate me një shqiptar

Futboll

Gjenerata e parë e kombëtares kroate me një shqiptar

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:30
Gjenerata kroate që u takuan pothuajse u takuan pas 28 viteve

Nuk harrohet asnjëherë gjenerata e parë e kombëtares së Kroacisë në futboll, e cila sa ekzistonte Jugosllavia, vendosi hapur të luajë një ndeshje revyale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kroatët e fituan takimin me rezultat 2:1, ndërsa aty luajti edhe shqiptari nga Kosova, Kujtim Shala.

Kjo fotografi është para një kohe, ku shihet Shala ulur i pari, një gjeneratë që u takuan pas një kohe dhe që nuk e harrojnë ditën e 17 tetorit të vitit 1990 në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, ku ishin të pranishëm 30.000 shikues. 

Golat i shënuan për kroatët: Asanoviq (29') e Cvetkoviq (33') dhe për amerikanët (Dayak 80'). Gjyqtar ka qenë italiani Sergio Coppetelli (Italia). Ky ishte formacioni: Drazhen Ladiç, Zoran Vuliç, Drago Çeliç, Darko Drazhiç, Vllado Kasalo, Sasha Pershon, Kujtim Shala, Zlatko Kranjçar, Ivan Cvetkoviç, Alosha Asanoviq dhe Marko Mlinariq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat