Low pas humbjes nga Franca: Gjyqtari gaboi, nuk ishte penallti

Futboll

Low pas humbjes nga Franca: Gjyqtari gaboi, nuk ishte penallti

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:29
Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë nuk është ndarë i kënaqur me gjykimin e ndeshjes nga Milorad Maziq.

Gjermania pësoi një tjetër humbje në Ligën e Kombeve, ku këtë herë u mund në Paris nga Franca 2-1 dhe tani rrezikon seriozisht të bie në Divizionin B.

Ish-kampionët e botës nuk arritën ta mbanin avantazhin nga pjesa e parë dhe në fund dolën nga fusha me kokën ulur.

Por trajneri Joachim Low ka thënë pas ndeshjes se rezultatin e ka vendosur një penallti e paqenë, duke aluduar në vendimin e gjyqtarit Maziq për t’i dhënë 11-metërsh Francës, 10 minuta para fundit të ndeshjes.

“Nuk ishte penallti”, ka thënë Low për ARD.

“Mats Hummels nuk e prek fare atë. Madje Matuidi ishte ai që i shkeli këmbën”.

“Ishim të barabartë me kampionët e botës, por u desh të shënonim edhe një gol në pjesën e parë”.

Gjermania ka vetëm një pikë nga tri ndeshje të luajtura dhe tani do të ndeshet me Holandën në muajin nëntor, ku edhe do të mësojë fatin e vet për edicionin tjetër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat