A ka ndonjë plan taktik organizativ të lojës?

Futboll

A ka ndonjë plan taktik organizativ të lojës?

Nga: Fetah Veliu Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:40
Fetah Veliu

Debate

Në këtë kontest duhet të kemi edhe vlera të larta profesionale në përfaqësim dhe organizim kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga burojnë këto arritje të vlerave përfaqësuese, me siguri nga organizimi i nivelit profesional të organizatave përfaqësuese të futbollit, të trupave profesional ekzistues dhe nga protagonistët profesional të futbollistëve dhe nga shtabi teknik i trajnerëve. Nëse ndalemi, të thirrja e mikut tim dhe të shumë opinionistëve shqiptar për mangësi të shfaqjes së përformancës dhe të rezultateve të njërës kombëtare dhe përfaqësueses tjetër, asaj të Kosovës në ndeshjet e fundit, duhet të theksoj si herëve tjera edhe kësaj here, së grupin e futbollistëve me të mirë të përzgjedhur të njërës dhe tjetrës kombëtare, e drejton një personazh shumë me rëndësi në organizimin profesional, ai është timonieri, përzgjedhësi i kombëtares Panucci dhe Challandes.

Të përzgjedhësit, futbollistët bazë të skuadrës që shfaqën në një ndeshje? si duhet ata të sjellën kundrejt organizimit të lojës dhe paraqitjes? A ka ndonjë plan taktik organizativ të lojës, a ka detyra përcaktuese veç e veç për futbollistët dhe skuadrën në një paraqitje organizative të ndeshjeve të nivelit garues përfaqësues dhe ndërkombëtar? Pa dyshim se në këto pyetje kemi edhe përgjigje dhe Ju miq të nderuar dhe të respektuar, dhe Ju opinionbërës shqiptar, duhet në kontuinitet të përcjellni ekspozimet e mija profesionale, të përcjellni literaturën tim programore të prezantuar për punëtorët sportiv kosovar dhe kombëtare dhe mos të hezitoni të paraqiteni dhe të debatoni në këto tema, dhe në fund edhe një konstatim po e prezantoj, atë që e paraqita të miku im, trajneri shqiptar Shpëtim Bushati, me konstantim, se qelës i zhvillimit, organizimit, paraqitjes dhe arritjeve të rezultateve në një ndeshje futbolli, janë cilësia teknike e futbollistëve dhe filozofia dhe strategjia organizative dhe taktike e paraqitur nga tekniku, përzgjedhësi i kombëtares. Dhe nga të gjitha komponentet përbërëse në futboll, rëndësi të madhe organizative, ka koncepti psikologjik, ai mental i qasjes në loje dhe të zbatimit të detyrave taktike të skuadrës, nëse ato janë përcaktuar më parë dhe janë dhënë në mase te duhur organizative nga trajneri për lojtaret dhe skuadrën në një shfaqje futbolli, lojl garuese. 
Opinioni im drejtuar në adrese të mikut tim Shpëtim Bushati:
“Kemi të bëjmë me nivelin psikologjik të arritjeve në organizimin e lojës së futbollit! Aspekti psikologjik përcakton aftësitë mentale të veprimit te futbollistit në situata të ndryshme të lojës. Në këtë kontest, një futbollist brenda një ndeshje futbolli gjendet në situata të ndryshme të lojës, në të dy faza të saj, prandaj në këto situata, pozicione hapësirore të ndryshme, ai në aspektin mental duhet: 1. të vlerësoj pozicionin (me ose pa top), 2. interpretoj mentalisht dhe 3, të veproj në aspektin teknik (pasoj, dribloj, godas, ...)
Nga kjo e dhënë mentale e veprimit të futbollistit në situata, pozicione të ndryshme të lojës, ndikon edhe strategjia taktike e përcaktuar nga trajneri i skuadrës, i cili përpilon modelin dhe njësit organizative të skuadrës në fazat e lojës, duke shtuar tranzicionin dhe transformimin e skuadrës në kohë dhe hapësirë të duhur, në ato pozita të cilët i ka përcaktuar tekniku për lojtarët dhe skuadrën. Nga kjo e dhënë e përgatitjes mentale të futbollistëve, kemi edhe proceset e automatizimit, intuitës së duhur të veprimeve të futbollistëve, nëse ata janë trajnuar drejtë për detajet e caktuara organizative të lojës dhe kanë marrë njohuri të larta organizative, taktike në lojë, e cila përkon edhe me respektimin e detyrave të dhëna, me këtë edhe të disiplinës në organizim të lojës! Fund

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat