Tramezzani: Ju tregoj ferrin dhe luftën me sëmundjen e gruas!

Futboll

Tramezzani: Ju tregoj ferrin dhe luftën me sëmundjen e gruas!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:29
Tramezzani: Ju tregoj ferrin dhe luftën me sëmundjen e gruas!

Në Shqipëri ende e mbajnë mend fytyrën e tij, por sidomos sinkronin e famshëm në Euro 2016, përkrah Gianni de Biasi-t, teksa jepnin porositë apo udhëzimet për futbollistët kuqezi.

Po flasim për Paolo Tramezzani-n, që kurrësesi nuk mund të harrohet. Ndihmësi besnik i ish-trajnerit të kombëtares tonë, pak ditë më parë ka firmosur në Qipro, te Apoel Nicosia, pas eksperiencës në Zvicër me Lugano dhe Sion.

Shumëkush ka pyetur “ku përfundoi Tramezzani” përpara se ai të gjente destinacionin e ri, aventurën qipriote, por përgjigjia më në fund zbulohet nga vetë ish-lojtari i Interit.

Momenti më i vështirë i jetës së tij, treguar nga Tramezzani, që tashmë mund të marrë frymë lirisht. Muaj të tërë duke luftuar për shëndetin e bashkëshortes Elisa, sot e shëruar, shkruan telesport.

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “LaRegione”, portal zvicerian, 48-vjeçari ka prekur edhe temat e lidhura me aventurën helvete, por edhe gjestin me shqiponjë të Shaqirit dhe Xhakës gjatë Botërorit të fundit rus, që u kthye në një çështje politike.

Një vit pa stërvitur, por ku puna ka qenë më e lodhshme nga sa duket… Në fund, fitoja e madhe. Tmerri i kaluar përmes emocioneve, vuajtjeve dhe sidomos besimit.

“Për fat të mirë, më e keqja ka kaluar. Mbaj mend ende sikur të ishte dje. Pak ditë pas zyrtarizimit tim te Sion, isha në grumbullim me ekipin në Crans Montana, nga 22 qershori deri në 1 korrik. Dy vajzat e mia dhe gruaja ishin bashkuar me mua në Zvicërnë datën 3 dhe dy ditë më pas zbuluam sëmundjen e Elisa-s. Më 5 korrik 2017, një datë e pamundur për t’u harruar, sepse nisi periudha më e vështirë, një ferr i vërtetë.

Për një si mua, sigurisht, i mësuar duke shkuar në maksimum, ishte vërtet e vështirë që të ndalesha për diçka të ngjashme. Kjo sepse nuk e mendon kurrë se po të ndodh ty apo dikush që ke përzemër, por më pas të ndodh, të bie bota sipër.

Nuk është e mundur të përgatitesh më diçka të tillë. Ishim në gjunjë, pasi sapo ishim transferuar në një qytet të ri dhe nuk njihnim as gjuhën (flitet frëngjisht në Sion). Madje, as shtëpi nuk kishim.

Por, për fat, falë ndihmës së Sion, reaguamd he gjetëm një ekip të specializuar mjekësh në Bernë, sepse forma e tumorit në kolonën vertebrare që kishte goditur Elisa-n ishte shumë e rrallë dhe e rëndë.

Ato mjekë e kishin operuar më parë këtë sëmundje. Për këtë arsye vendosëm që të qëndronim të jetonim në Montreaux dhe për fat ishte zgjidhja më e mirë. Për mënyrën se si gjithçka mbaroi, mund të them se kam fituar kampionat, Champions League dhe Botëror”, rrëfen Tramezzani.

Ish-ndihmësi i De Biasi-t, më pas, tregon dhe se si është gjendja aktuale e të shoqes: “Falë Zotit u shërua, edhe pse ende nuk besoj se si u përballëm me këtë gjë. Këtë forcë na e dha vetë Elisa. Ishte e vendosur dhe guximtare”.

Më pas, mundësia Apoel Nicosia dhe firma… Sa i mungonte fusha Tramezzani-t? “Shumë! Kurrë në jetën time nuk kisha qëndruar aq gjatë pa fushën dhe futbollin. Që i vogël kam nisur dhe nuk e kam lënë më. U tërhoqa 38 vjeç si lojtar dhe menjëherë nisa trajningun. Për fat, falë edhe miqësive të mia, arrita të jem i azhornuar dhe të ndjek shumë grumbullime e stërvitje në Itali. Më pas, sfida për të drejtuar në Nikosia”.

Në fund, Tramezzani shpejgon dhe epsiodin me festën e shqiponjës në Botëror nga Xhaka dhe Shaqiri: “U keqkuptua. Nuk ka nuanca politike, aspak! Politikë mund të quhet ajo që ndodhi në Beograd, kur isha te Shqipëria. Ndeshja Serbi-Shqipëri e ndërprerë, me dronin që mbante flamurin e Shqipërisë së madhe.

Festa e shqiptarëve të Kosovës që luajnë për Zvicrën është thjesht përkatësi e origjinës. Kam jetuar me ata, kur drejtoja te Shqipëria. Për atë që kanë kaluar, e di mjaft mirë se çfarë do të thotë ajo simbolikë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat