Objektivat e Juventusit

Futboll

Objektivat e Juventusit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:31
Objektivat e Juventusit

Skuadra e Juventusit është duke menduar për të nënshkruar me trey je të futbollit botëror në vitin 2020. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba, mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen dhe sulmuesin e Borussia Dortmund, Christian Pulisiç. 
Të tre futbollistët kanë diçka të përbashkët, skadimin e kontratës në vitin 2020. Sipas mediave italiane, drejtuesit e skuadrës së Juventusit kanë filluar të shohin me interes situatën e mbrojtësit Alba pasi e konsiderojnë si pasuesin e Alex Sand i cili mund të ndërrojë destinacion. 
Pas dy vitesh, Alba do të jetë 31 vjeç, por ende në kohë për të luajtur edhe për dy ose tre vite të tjera. Spanjolli nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe kjo është një shenjë e mirë për Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat