Merr formë “Arena Kombëtare”

Futboll

Merr formë “Arena Kombëtare”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:18
Merr formë “Arena Kombëtare”

Vijojnë punimet me rritmë të shpejta, për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”. Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet më të fundit nga impianti i ri, ku duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.

Ndërkohë që është ngritur edhe streha metalike me stadiumit. Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.

Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e kampionatit Europian. Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat