Drita në stilin e kampionit, demolon Ballkanin

Futboll

Drita në stilin e kampionit, demolon Ballkanin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:41
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, me lojë e rezultat 6:1 demoloi Ballkanin nga Theranda, në ndeshjen e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës. Vendasit zotëruan lojën pa asnjë problem dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan me rezultat bindës. Një fitore për ta kthyer vetëbesimin futbollistët e Dritës, kurse Ballkani po fundoset gjithnjë e më shumë. Në minutën e 12-të, Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë (1:0) e vendasve, duke e thelluar atë Fidan Gërbeshi nga penalltia (36’). Në pjesën e dytë Drita shënoi edhe përmes Filonit Shaqirit (47’), Liridon Kukajt (autogol 59’) dhe Endrit Krasniqit (76’). Në minutën e 86-të, Blendi Baftiu ngushtoi rezultatin në 5:1, kurse Betim Haxhimusa (88’) realizoi golin e dytë të tij gjatë kësaj sfide dhe për fitoren 6:1 të Dritës. 

Duhet theksuar se nga minuta e 48-të, Ballkani luajti pa një futbollist kur Besnik Krasniqi u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Ballkani ka pasur fat që nuk pësuan më shumë, për shkak se vendasit kanë mundur të shënojnë edhe po aq herë. Drita është në vend të tetë me 13 pikë, kurse Ballkani i parafundit (i 11-ti) me 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat