Zyrtare: Wembley nuk do të shitet

Futboll

Zyrtare: Wembley nuk do të shitet

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:14
Wembley

Pronari i Fulhamit, Shahid Khan, e ka tërhequr ofertën për ta blerë stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembleyn. Këtë gjë tanimë e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Anglisë (FA).

Biznesmeni pakistanezo-amerikan ka qenë në bisedime për ta blerë këtë stadium që nga prilli i këtij viti dhe oferta e tij kishte qenë për ta blerë stadiumin për 671.8 milionë euro.

Fillimisht ishte arritur marrëveshjes mes Federatës Angleze dhe Khan dhe pritej që vetëm Këshilli i Federatës pritej ta aprovonte këtë marrëveshje gjatë javës së ardhshme. Megjithatë, shefi ekzekutiv i FA, Martin Glenn, e ka bërë të ditur se tanimë Khan e ka tërhequr ofertën.

“Në fillim të këtij viti, FA mori ofertë nga Shahid Khan për ta blerë stadiumin Wembley. Ishte një ofertë kredibile dhe u konsiderua me mjaft seriozitet. Shahid Khan na ka informuar sot se dëshiron ta tërheqë ofertën e tij për ta blerë stadiumin, dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Martin Glenn.

“Zotëri Khan beson se oferta për ta blerë stadiumin Wembley do të rriste fondet për ta ndihmuar komunitetin e futbollit në Angli dhe mendonte se kjo ofertë do të pritej mirë nga aksionarët anglezë”.

“Në një takim të kohëve të fundit me Khan, ai bëri të ditur se oferta e tij kishte shkaktuar më shumë polemika sesa që kishte pritur ai, dhe për këtë arsye ka vendosur ta tërheqë propozimin. Wembley është një vend historik dhe do të vazhdojë të triumfojë nën menaxhimin e FA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat