Arsene Wenger: Nga 1 janari rikthehem në detyrën e trajnerit

Futboll

Arsene Wenger: Nga 1 janari rikthehem në detyrën e trajnerit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:39
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka deklaruar sot se do të jetë sërish në krye të një ekipi nga data 1 janari e vitit të ardhshëm. Trajneri francez ka rrëfyer se gjatë këtyre muajve ka marrë oferta nga skuadra anembanë botës, por 68-vjeçari ka preferuar të qëndrojë disa muaj pushim, të karikojë bateritë dhe të nisë një sfidë të re. “Nga 22 vitet që kalova tek Arsenali fitova një përvojë të madhe, në nivele të ndryshme. Gjatë këtyre muajve kam marrë oferta pafund, për të qenë trajner apo drejtues klubi, madje edhe nga ekipet kombëtare”, thotë Wenger.

“Unë besoj se nga 1 janari do të nis një aventurë të re. Ndihem i shplodhur, kam rikarikuar bateritë dhe jam gati për të nisur një sfidë tjetër”, tha Wenger, që ka konfirmuar se e ardhmja e tij mund të jetë edhe Japonia, ku ka drejtuar edhe më parë. “Edhe Japonia mund të jetë një opsion i rëndësishëm për të ardhmen time, nuk e anashkaloj këtë mundësi. Gjithsesi, tani që flasim nuk e kam ende të qartë edhe vetë se ku do të jem më 1 janar, por di që do të jem sërish duke drejtuar nga skuadër”, u shpreh francezi Arsene Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat