“James Rodriguez kurrë nuk do të rikthehet te Real Madridi”

Futboll

“James Rodriguez kurrë nuk do të rikthehet te Real Madridi”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:21
James Rodriguez

James Rodriguez kurrë nuk do të rikthehet te Real Madrid.

Kështu së paku mendon legjenda kolumbiane e futbollit, Carlos Valderrama, që thotë se Real Madrid ka bërë një gabim duke e lejuar largimin e James.

27 vjeçari aktualisht po kalon sezonin e dytë në huazim te Bayern Munich. Bavarezët kanë të drejtën e transferimit të lojtarit në fund të sezonit për 42 milionë euro, nëse arrijnë marrëveshje personale me James.

“James duket mirë, i lumtur te Bayerni”, ka thënë Valderrama për ESPN

“Nëse ai nuk është kthyer deri tani te Real Madrid, nuk mendoj se do të rikthehet më”.

“Ajo që James bëri sezonin e parë me Ancelottin ishte e madhe, sepse askush nuk besonte se do ta arrinte atë kur u transferua te Reali”.

“Ajo që ndodhi pastaj ishte e çuditshme. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, po ashtu as në Kolumbinë nuk kanë arritur ta kuptojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat