Coutinho bën shkesin, “merr” yllin e Premier League te Barcelona

Futboll

Coutinho bën shkesin, “merr” yllin e Premier League te Barcelona

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:06
Philippe Coutinho

Në janar të këtij viti, Philippe Coutinho u transferua nga Liverpool te Barcelona, por pas një viti një tjetër sulmues i skuadrës së “reds” mund të bëjë të njëjtën lëvizje. Bëhet fjalë për sulmuesin tjetër të Brazilit, Roberto Firmino, që mund të ndjekë gjurmët e patriotit të tij dhe të veshë fanellën “blaugrana” në pjesën e dytë të sezonit.

Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle, sipas së cilave Coutinho ka bërë shkesin që ky transferim të realizohet, pasi mendon se Firmino është i denjë për të veshur fanellën e Barcelonës. Duket se Coutinho kërkon një ribashkim me patriotin e tij në “Camp Nou”. Për momentin ky mbetet thjesht një kërkesë e Coutinho dhe nuk dihet nëse klubi spanjoll ka lëvizur për t’ia plotësuar dëshirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat