Rrëfimi i Ujkanit: Interesi për ndeshjet e Kosovës është i “çmendur” - Bota Sot
Rrëfimi i Ujkanit: Interesi për ndeshjet e Kosovës është i “çmendur”

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

Rrëfimi i Ujkanit: Interesi për ndeshjet e Kosovës është i “çmendur”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:44
Rrëfimi i Ujkanit: Interesi për ndeshjet e Kosovës është i “çmendur”

Rrëfimi i Ujkanit: Interesi për ndeshjet e Kosovës është i “çmendur”, për gjysmë ore…
Samir Ujkani ka bërë një karrierë të mirë në kampionatin italian, por tashmë ai aktivizohet për Rizespor në Turqi. Portieri i kombëtares së Kosovës ka folur për “Tuttomercatoweb” dhe ka komentuar përfaqësuesen por edhe objektivat e tij.

“Kosova është rritur shumë gjatë viteve të fundit. Vitin e shkuar luajtëm në Shkodër, ndërsa tani jemi kthyer në Kosovë. Mund të them se interesi për ndeshjet tona ishte i “çmendur”, u shitën 13 mijë bileta për gjysmë ore. Ne futbollistët nuk mundëm të merrnim as bileta për familjarët tanë. Kemi të rinj në ekip që u duhet kohë, pasi kërkon përgjegjësi dhe ekperiencë të jesh pjesë e ekipit kombëtar. Objektivi jonë do të jetë pjesëmarrja në Botëror.”, shprëhet fillimisht Ujkani.

“Kam luajtur 11 vite në Itali. Jam formuar në Belgjikë te Anderlehti, por me Italinë kam lidhje të veçantë. Besoj se karrierën do ta mbyll aty.”

Më pas Ujkani ka komentuar edhe ecurinë e Lacios dhe veçanërisht të Valon Berishës. “Lacio ka bërë një blerje të shkëlqyer. Valoni e ka treguar se është shumë i mirë. Muajt e parë janë gjithmonë të vështirë për lojtarët e huaj, pasi u duhet të ambientohen. Tifozët duhet të tregohen të durueshëm”, ishte komenti i Samir Ujkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test